Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i SHBA merr detyrën/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt, largohet nga Pallati i Brigadave

schedule12:22 - 26 Shtator, 2026

schedule 12:22 - 26 Shtator, 2026

Eric Wendt i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Wendt është pritur nga Presidenti Begaj në një takim në Pallatin e Brigadave.

Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor.

Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!