Ambasadori i SHBA komenton pezullimin e licencës së Klan Kosovës: Cenohet liria e medias

schedule18:25 - 1 Gusht, 2023

schedule 18:25 - 1 Gusht, 2023

KOSOVË- Ambasadori Amerikan në Prishtinë , Jeffrey Hovenier, deklaroi këtë të martë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Hovenier deklaroi se Uashingtoni nuk e sheh heqjen e licencës së Klan Kosovës si një problem të thjeshtë në dokumentacion mes qeverisë dhe një kompanie, por si cenim të lirisë së medias.

“ Nuk e shohim këtë situatë si thjesht një problem me regjistrimin  e një biznesi, por e shohim këtë situate si një problem me lirinë e medias në Kosovë dhe po e adresojmë si të tillë. Sipas asaj që ne kemi dëgjuar nga pronarët e Klan Kosovës, ata kanë dorëzuar dokumente të tjera qe ishin te nevojshme për të rregulluar këtë problem. Shpresojmë që Qeveria e Kosovës do ta zgjidhë këtë rast në mënyrë sa më të drejtë dhe transparente si dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.” , tha ai.

Pas vendimit të marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrëvsisë dhe Tregtisë për mbylljen e Klan Kosovës ka pasur reagime të shumta edhe nga gazetarët. Këtë të martë mediat në Kosovë bojkotuan konferencën për shtyp të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

Në momentin që  Ministria filloi të fliste, gazetarët hoqën mikrofonat nga podium ku ajo po qëndronte./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!