Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot ka përgëzuar organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mbarëvajtjen e tyre.
Megjithatë, Guerot ka deklaruar se ajo çka tani i duhet Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë. Një gjë e tillë, Guerot ka thënë se i duhet edhe atyre për ta mbështetur Kosovën.
“Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik. Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend”, ka deklaruar Guerot për mediat në Kosovë.


