Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori britanik në Kosovë: Pas zgjedhjeve partitë të arrijnë kompromisin, Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin

schedule15:26 - 25 Maj, 2026

schedule 15:26 - 25 Maj, 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ku ka theksuar nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në  një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit është theksuar rëndësia që legjislatura e re pas zgjedhjeve, të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja dhe humbja e mundësive për Kosovën.

“Theksova nevojën që partitë politike të tregojnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu diskutuam edhe abuzimin e papranueshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shprehëm shpresën që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se një gjuhë e tillë është e papranueshme”, thuhet në njoftim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!