Ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm për pajisjen me pasaporta

schedule15:25 - 27 Shtator, 2020

schedule 15:25 - 27 Shtator, 2020

Ambasada shqiptare në Greqi njofton bashkatdhetarët në vendin fqinj se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sot data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë, ndërsa premton akoma më shumë shkurtimin e kohës së pritjes.

Të nderuar bashkatdhetarë, duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se sot data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë. Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorëzohen për 3 javë” thuhet në njoftim. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!