Ambasada gjermane: Jo dëmshpërblim azilkërkuesve shqiptarë

schedule11:26 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 11:26 - 5 Dhjetor, 2017

Ambasada gjermane në Tiranë ka sqaruar se duke nisur nga 1 dhjetori, nuk do të ketë më asnjë asistencë të re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar.

“Azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim”, tha ambasada në një sqarim në rrjetet sociale.

“Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri”, tha Ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!