Ambasada e SHBA-së, thirrje protestuesve e policisë që të shmangin aktet e dhunës

schedule09:05 - 21 Shkurt, 2019

schedule 09:05 - 21 Shkurt, 2019

Një orë para nisjes së protestës së opozitës para parlamentit, ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka bërë thirrje që të refuzohet dhuna. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thotë se nxisin protestuesit të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre, si dhe i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thuhet në reagimin e abasadaës së Shteteve të Bashkuara.

Opozita pritet të mbajë një protestë para parlamentit këtë të enjte. Pikërisht për shkak të saj, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi lajmëroi se seanca e sotme plenare nuk do të zhvillohet. Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar rreth 1500 forca policie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!