Ambasada e SHBA në Shqipëri ndan mesazhin e Trump: Bota do ta mposhtë Covid-19

schedule10:14 - 27 Shtator, 2020

schedule 10:14 - 27 Shtator, 2020

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të presidentit Amerikan Donald Trump i cili thotë se bota do ta mposhtë pandeminë e koronavirusit. Në mesazhin e tij, Trump shprehet se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit.

“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada e SHBA në Shqipëri./mv. abcnews.al

🇦🇱️ | Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Sonntag, 27. September 2020