Ambasada amerikane në Prishtinë, takim me fokus Asociacionin

schedule23:31 - 31 Janar, 2023

schedule 23:31 - 31 Janar, 2023

Me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku në folkus ishte formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përfundim të takimit, ambasadori amerikan në kosove, Jeff Hovenier, u shpreh se është mirënjohës ndaj palëve të cilët ndanë “pikëpamjet dhe ekspertizat e tyre” për Asociacionin.

“Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha angazhimeve të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, shkroi Hovenier në Tëitter.

Krijimi ose jo i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shkaktuar polemika të mëdha në kosovë.  Të hënën, diplomatët amerikanë Derek sholet  dhe Gabriel Eskobar kanë përsëritur edhe njëherë domosdoshmërinë e formimit të bashkësisë, mirëpo duke theksuar se nuk do të jetë i njejtë me republikën sërpska  në bosnjë e hercergovinë./abcnews.al