Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët që do udhëtojnë nga 26 janari

schedule10:14 - 16 Janar, 2021

schedule 10:14 - 16 Janar, 2021

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ambasada njoftoi sot nga data 26 janar do të ketë kushte të reja për ata që do të udhëtojnë me avion drejt SHBA.

Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al