Amazon investim prej 1 miliard dollarë në Indi

schedule17:07 - 15 Janar, 2020

schedule 17:07 - 15 Janar, 2020

Amazon pritet që të investojë në Indi, si qëllim rritjen e tregut. Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos është shprehur se kombania do të bëjë një investim prej 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online.

Ndër të tjera në shefi i Amazon ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”. Ndërkohë vizita e tij në Indi pritet që të shoqërohet me protesta të shumta.

Mijëra kompani të vogla tregtare nga 300 qytete kanë planifikuar mbajtjen e protestave, për shkak të asaj që e konsiderojnë ndikim negativ të kompanisë Amazon në prodhuesit e tregut lokal.

Ata pretendojnë se Amazon do t’i largojë nga tregu, duke ofruar produkte më të lira, dhe duke ofruar shërbime tjera në platformat që ka.

Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart. /abcnews.al