Ditët e vështira kanë kaluar. Manchester United mori rezultatin e tretë radhazi pozitiv mes Kupës dhe Premier Ligë.
“Djajtë e Kuq” fituan me një përmbysje të çmendur 3-1 Sauthemton, ndërsa heroi i “Old Traford” ishte Amad Diallo.
Pasi vendosi derbin e Mançester pak javë më parë, futbollisti nga 22 vjeçar nga Bregu I Fildishtë shënoi të tre golat e triumfit për të zotët e shtëpisë.
Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim bëri gjithçka vetë në sfidën e fundit.
Autogoli i Ugarte në në fundin e pjesës së parë qëndroi në fuqi për një kohë të gjatë.
Por për të larguar dëshpërimin nga tribunat mendoi Diallo.
Në vetëm 12 minuta në fund, ai dërgoi tre herë topin në rrjetën kundërshtare.
Në të 82-tën, Diallo barazoi shifrat, ndërsa në limitet e kohës së rregullt ktheu shifrat në favor të Mançester United.
Vetë Amad siguroi fitoren e “Djajve të Kuq” me golin e tretë për të kurorëzuar një mbrëmje të madhe personale.
Me këtë sukses. United ngjitet në vendin e 12-të të Premier Ligë, por gjithsesi mbetet shumë larg objektivit minimal në këtë sezon që është një vend në Champions./abcnews.al