Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.
Por mbrëmja dhe nata shtojnë vranësirat në territor duke sjell dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës parashikohet që deri në orët e pasdites të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. POR në orët në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta gjatë mbrëmjes në Jugperëndim të vendit.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës do të jenë në dominimine e motit të kthjellët, POR herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët vijuese parashikohet që vranësirat shtohen duke sjell gjatë mbrëmjes dhe natës vonë reshjë të pakta në perëndim të MV./abcnews.al