Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por rrezik për rrebeshe shiu, parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 29 Maj, 2023

schedule 07:20 - 29 Maj, 2023

Shqipëria

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në zonat malore si edhe shira të dobët dhe lokalë në bregdet dhe zonat e ulëta. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet sërisht përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale të shkurtra me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë 24-orëshit në republikën e Maqedonise paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat jugore-jugperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave dhe rrebeshe shiu në të gjithë Maqedonine.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; konkretisht; gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit paraqiten me vranësira dhe shira, herë pas here në formë shtrëngatash. Po ashtu, vijojnë reshjet e shiut në Europën Lindore dhe brigjet e detit të zi ndersa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav, Ishujt britanikë si edhe Europën Qëndrore./abcnews.al