Deputei demokrat Saimir Korreshi ka publikuar disa foto të një shkolle nga fshati Mizë i Lushnjes, ku vë në dukje mangësitë e sistemit arsimor.
Në fotot e publikuara nga Korreshi shihet se shkolla është e shkatërruar, ndërsa deputeti thotë se duhet ndërhyrë, në mënyrë që nxënësit të mos shkojnë në fshatra të tjerë për t’u arsimuar.
Reagimi i plotë:
Keni te fala nga arritjet e fundit ne sistemin arsimor. Kjo eshte shkolla europiane e Mizes. Alo aloo Ministriaaaa si do ja veme emrin?? Vetem per fushat e perdorim kete shkollen e mira eshte ta perdorim edhe per nxenesit jo ti degdisim ne fshatra te tjere.
/abcnews.al