Allmuça: Tiranën s’e kanë frikë më, Kukësi më i kompletuar

schedule22:28 - 26 Shtator, 2019

schedule 22:28 - 26 Shtator, 2019

Igli Allmuça është në listën e atyre lojtarëve që ka luajtur me të tria skuadrat e kryeqytetit. Nuk janë të shumtë ata që i kanë provuar dy derbet e kryeqytetit. Trajneri aktuali i Dinamos, në emisionin “Pressing” në ABC News” ka deklaruar fillimisht:

“Është ndeshje e bukur, një vitrinë që shikohet edhe nga shkallët e stadiumit. Të gjitha derbet janë të bukura. Tirana-Partizani ka specifike tjetër, pasi ka edhe përplasjen e tifozëve mes tyre”, u shpreh fillimisht Allmuça.

“Tirana ka bërë mirë, por skuadra më e kompletuar është Kukësi. Edhe pse Tirana ka më shumë bujë. Derbi do të thotë shumë për ta, është skuadër që i ka rënë autoriteti, sikur nuk e kanë frikë më. Një fitore do e ndryshonte situatën”.

“Tirana historikisht ka menduar për sulmin, nuk dinë të luajnë ndryshe. Kanë bërë afrime përpara, trajneri do e ketë vështirë të zgjedhë. Partizani do jetë më pritëse, edhe kur doli kampion ashtu bëri. Tirana është shumë agresive në sulm”.

“Mendoj se Tirana nuk të tremb prej rezultateve të viteve të fundit. Tirana ka lojtarë për të krijuar situata, por duhet ekuilibër për të mos pësuar. Kjo ka rëndësi”.

“Partizani nuk dhuronte spektakël as vjet. Skema po e penalizon, pasi ishin mësuar me atë të mëparshmen. Ndoshta e kanë të vështirë të ambientohen. Gjithsesi them se Partizani nuk e humb derbin”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!