Allmuca e ruante pallatin me njerëz të armatosur, autori i plagosjes në Tiranë në kërkim

schedule11:21 - 14 Janar, 2021

schedule 11:21 - 14 Janar, 2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme policia në Tiranë ka vënë në pranga 5 person të lidhur me plagosjen e dyfishtë në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se mes të arrestuarve janë dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça si dhe Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka e Alfred Lumani.

Lexo edhe: Plagosja e ndërtuesit në Tiranë, në pranga 5 persona: Identifikohet autori

Mbi Llanajn rëndojnë akuza për dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës pasi ka dhunuar dy punonjësit e policisë private që po ruanin objektin, dhe moskallëzim krimi, pasi nuk ka dhënë dëshmi të plotë në polici.

Kurse, biznesmeni Allmuça akuzohet për moskallëzim krimi.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Byberi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi ndërsa Margjeka dhe Lumani për moskallëzm krimi. Autori i drejtpërdrejtë, ai që ka qëlluar me armë zjarri dhe një person tjetër, sipas burimeve të gazetares Kodra, janë në kërkim.

Allmuça, që prej konfliktit të së shtunës, ka punësuar krahas rojeve private, edhe dy persona të armatosur për të ruajtur objektin. Të dy këta persona janë të identifikuar dhe po kërkohen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!