Allegri: Do jetë mbrëmje sportive, jo luftë! Si e ka përmirësuar Vlahovic Juven

schedule17:15 - 1 Mars, 2022

schedule 17:15 - 1 Mars, 2022

Massimiliano Allegri ka folur para gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Tekniku italian sigurisht që foli për rikthimin e Dusan Vlahovic në Firence, ku pas largimit ka pasur tifozë që nuk i kanë kursyer ofendimet.

“Do jetë një test i mirë për ne dhe në Firence është gjithmonë bukur të luash. Do jetë e rëndësishme të shënojmë nesër, pasi goli në fushë kundërshtare është ende në fuqi. Vlahovic? Besoj në inteligjencën dhe kulturën e tifozëve të Fiorentinës.

Nesër do jetë një ndeshje e mirë futbolli, një mbrëmje sportive. Vlahovic do t’u jetë mirënjohës të gjithëve në Firence, që e rritën dhe e lejuan të vinte te Juventusi. Tani shqetësim duhet të jetë lufta dhe problemet e tjera në botë. Fiorentina-Juventus duhet të jetë një ndeshje e mirë futbolli.

“Dusan është i qetë para kësaj ndeshjeje. Normalisht që ka emocione të kthehet në një mjedis ku u rrit dhe i dha mundësinë të transferohej te Juve. Do jetë ndeshje e veçantë për të, por është i qetë dhe kështu duhet të qëndrojë. Ndryshe nuk do të luante asnjëherë kundër Fiorentinës. Ka hapa që duhen ndërmarrë, që djali të piqet.

Vlahovic na ka dhënë qetësinë e të pasurit një lojtar që të krijon mundësinë të shënosh. Ekipi kishte punuar mirë më parë dhe i kishte vendosur themelet. tani duhet të përmirësojmë diçka tjetër, pasi pësojmë gola të evitueshëm. Pësimi i pak golave deri në fund do të thotë ta mbyllim në katërshen më të mirë”

“Fiorentina? Nuk është ndryshe Fiorentina, pasi kanë sërish dy sulmues fizikë që sulmojnë thellësinë dhe duan të shënojnë.  Fiore luan me intensitet të lartë dhe krijon raste të rrezikshme. Gjysmëfinalja do të ketë ritëm të lartë, do të jetë e rëndësishme të jemi në të njëjtin nivel me ta”, u shpreh Allegri. / abcnews.al