Pjesë e lidershipit të Partisë Demokratike në një moment të vështirë që korrespondoi edhe me djegien e mandateve, Tomor Alizoti ka folur në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos për krizën aktuale politike. Në këndvështrimin e tij Alizoti thekson se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak se banaliteti është kthyer në normalitet në shoqëri dhe politikë, dhe koston për këtë ia faturon kryeministrit aktual.
“Shqipëria ka situatë të vështirë prej kohësh. Sot parlamenti jo vetëm falë partisë në pushtet, por gjithë klasës politike ka arritur në banalitet. Në botë parlamenti është elitë, që ndërton të ardhmen e kombit, ka mendime, ide. Dhe për këtë banalitet një kosto ta madhe ka kryeministri aktual, i cili e ka kthyer në modalitet dhe shoqëria ka model banalitetin dhe e keqja është se është normale dhe nuk i bën përshtypje askujt”.
E konsideron të domosdoshme protestën dhe djegien e mandateve në kushtet kur vendi është drejt falimentimit total për shkak të mosfunksionimit të institucioneve dhe arrogancës së Kryeministrit.
“Protestat janë të domosdoshme, vendimi i djegies së mandateve është protestë. Kur ne nuk njohim institutcionet, institucionet nuk funksionojnë tani kanë arritur kulmin e mosfunksionimit. Ka atakim, bulizëm nga kryeminsitri dhe ka gjithë mediat në shërbim, se aftësia e tij është mediatike nuk është politikan i mirëfilltë. Ai është show men, di të bëjë show, batuta, Tani bën fyerje brutale, që nuk është etike për një burrë shteti. Demokracia është produkt i protestës. Unë jam pro protestës.
Mua më intereson ndjesia e protestës. Ndjesia është pozitive dhe sinqerisht ju them se në këtë situatë që gjendet kombi shqiptar është më i prapambeturi në gjithë Ballkanin, nga formati i strukturës së shtetit, në gjithë Ballkanin përfundojnë brenda ditës zgjedhjet, vetëm në Shqipëri jo. Është një vend drejt falimentimit total”.
Sipas Alizotit Shqipëria nuk hyn dot në Evropë pa zgjedhje, ndërsa këshillon se duhet duhet të dalë dikush mbi veten dhe të garantojë zgjedhje duke mbajtur efektin kriminal larg.
“Duhet ta kuptojnë të gjithë, që Shqipëria nuk hyn dot në Evropë dhe nuk bëhet vend demokratik pa zgjedhje. Zgjedhja është i vetmi element që të vendoset njëri apo tjetri.
Zgjedhjet në Shqipëri, Rama është i përkohshëm. Ky komb është i përjetshëm duhet të dalë dikush mbi parime, mbi veten. Janë kriteret e Kopenhagenit që e përcaktojnë se pa zgjedhje nuk ka anëtarësim në BE dhe nuk mund të funksionojë demokracia, se këta janë të gjithë ustallarë truqesh. Zgjedhjet bëhen vetëm po të mbahet efekti kriminal larg, as me qeveri teknike nuk bëhen”.
Përjashton PD kur thotë se liderat e partisë kanë zgjedhur njerëzit që janë servila dhe të shkathët në botën e krimit për përfaqësim, ndërsa kryeministrin e sheh si rrezikun më të madh të Shqipërisë.
“Liderat e partisë kanë zgjedhur njerëzit që janë servila, është traditë e lashtë kjo, të shkathët në botën e krimit nuk mund ta them për PD këtë gjë, pavarësisht se lista për mua ishte mizerabile dhe e kam kritikuar publikisht, liderët kanë zgjedhur njerëzit negativë në përfaqësim, jo njerëzit e mirë.
Nuk ka kohë më për politkën shqiptare të zgjedhë modele të këqija edhe heshtja e shoqërisë tregon që nuk është dakord me modelin politik, por nuk ka fuqi të reagojë. Shikoj rrezik. Rama në Shqipëri është rrezik, sepse shoh narcizmin tij të rrezikshëm në politikë dhe protestat duhet të jenë më të fuqishme. E shoh me dashuri të pashtershme për pushtetin, adhuron në mënyrë brilante pushtetin dhe e bën të rrezikshëm”.
Mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, Alizoti e sheh si një krizë të madhe që do të rebelojë elektoratin blu.
“Nuk besoj, nëse bëhen zgjedhjet lokale do jetë krizë e madhe. Nuk mund të zhvillosh zgjedhje, kur ke opozitën në rrugë. Një pjesë e madhe del e tëra në rrugë dhe ti do hysh në zgjedhje me gjëra ireale dhe jo konkrete, do prodhosh krizë të fortë politike në Evropë jo vetëm në Shqipëri. Kjo është një e folur jo politike dhe jologjike.
Kushtetua aplikohet mbi gjërat de facto jo de juro, ligji i përshtatet realitetit, nëse nuk i përshtatet është jashtë saj. Sistemi ka rënë nuk mund të luash vetëm futboll. Ke hyrë në një garë ku je vetëm , kjo do prodhoje krizë. Do ketë reagim do ndërtosh kryebashkiakë ireale. Opozita është kjo që është. Ti nuk mund të shmangësh dhe PD. Nëse ai e bën këtë dhe njërëzit i fryjnë kësaj teze.
Në këtë situatë një njeri realist dhe me logjike e përgjegjësi për vendin vepron ndryshe, sepse kjo tregon frikën e tij ,do ta çojë vendin në problemn të madh. Janë djegur mandate, ky vend ka nevojë të hyjë në negocime. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për negociata të përbashkëta.
Zgjedhje pa PD nuk bëhen dot, mund të bëhen de juro, por de facto do rebelojë forcën dhe elektorati i saj është rebel dhe do që të mbrojë demokratët nga lajthitja e Ramës dhe ata do kërkojnë që PD të radikalizohet dhe ata mendimatrë që janë rreth tij mos ta fryjnë shumë këtë gjë” /abcnews.al