Alisia Keys tregon sekretin e të qenit një nënë më e mirë

schedule08:14 - 13 Maj, 2021

schedule 08:14 - 13 Maj, 2021

Alicia Keys ka folur hapur për mëmësinë. Këngëtarja e famshme ka folur për vështirësitë që ka kaluar pas lindjes së djalit. Për USA Today, 40 vjeçarja tregoi se shpëtimin e ka gjetur tek meditimi dhe yoga. Sipas saj, meditimi e ndihmoi atë që të bëhej një nënë më e mirë për fëmijët e saj, që i ndan me burrin Swizz Beatz.

“Unë kisha nevojë të bëja diçka në mënyrë që të vazhdoja të isha një nënë e mirë për fëmijët e mi, një partnere e mirë për burrin tim dhe shoqe për veten time.”, tha ajo. “Dua të jem e sinqertë: Herën e parë kur provova meditimin, isha aq e lodhur sa më zuri gjumi. Por herën e dytë, ndjeva një shkëndijë të vogël. Më pëlqente shumë e të kënduarit dhe e lëvizjes.”, tha ajo.

Alicia Keys Reveals Her Lifelong Struggle to Find Herself in Emotional New Book | Alicia keys swizz beatz, Alicia keys, Fashion

“Midis këndimit, dhe ritmit dhe kuptimit të këtyre fjalëve antike, zbulova një ndjenjë paqeje dhe rehatie. Fillova të vërej një lidhje më të pasur me veten time, një aftësi për të shkuar më thellë. Pas viteve të heshtjes mund të dëgjoja veten, t’i besoja instinkteve të mia, të dija atë që dëshiroja, të dija ato që më duheshin dhe të mos ndjehesha aq e pasigurt.”, shtoi 40 vjeçarja. /abcnews.al

In navolging van Kim Kardashian geeft ook Alicia Keys extravagant feest op tropische locatie | Show | AD.nl

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!