Alimani: “Delegacioni” në kërkim të mbështetjes financiare pas nominimit për Oscar

schedule12:50 - 6 Tetor, 2019

schedule 12:50 - 6 Tetor, 2019

Regjisori Bujar Alimani në një intervistë për Abc News pranon kënaqësinë e nominimit të “Delegacionit” për në Oscar. Por nga ana tjetër, ai thotë se ky përfaqësim kërkon lobim dhe mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

Filmi artistik  “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit brenda 1 viti ia ka dalë të rrëmbejë 11 çmime duke nisur me Varshavën dhe tashmë është nominuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscar. Regjisori e cilëson kënaqësi, por rruga është e gjatë dhe gara e fortë mes 87 vendeve.

Gara në Oscar shpesh është shoqëruar me të papritura dhe surpriza këtë e kujton Alimani, por ai është i vetëdijshëm se kërkon promovim të madh, e kjo sipas tij duhet bërë nga Ministria e Kulturës.

Përzgjedhja  e filmave kalon në tre faza, por edhe kalimi i fazës së parë është mjaftueshëm, sipas regjisorit. Që në fillim si armë të fortë e këtij filmi ka qenë thjeshtësia. Por duke nënvizuar mesazhin e fortë mes pushtetit dhe individit.

Ndërkohë që regjisori Bujar Alimani ka filluar xhirimet për filmin  e ri që e cilëson si projektin më të madh filmik  të tij. Xhirimet e filmit janë në veri të Shqipërisë në zonën e Pukë-Fushë Arrëz dhe bëhet fjalë për një dramë familjare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!