Alibeaj për eurot e sekuestruara: Policia fshehu lidhjen e tyre me Ballën

schedule18:03 - 25 Qershor, 2018

schedule 18:03 - 25 Qershor, 2018

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasditen e some lidhur me 3.4 milionë eurot e sekuestruara dje në portin e Durrësit. Ai bën përgjegjës deputetin socialist Taulant Balla si përgjegjësin dhe garantin kryesor të tyre. Sipas tij policia është vënë në shërbim të fshirjes së provave.

“Policia e Shtetit nuk është më në shërbim të qytetarëve po ka si synim mbrojtjen e pushtetit kriminal të Ramës. Edi Rama e përdori policinë për të fshehur lidhjen e Ballës me milionët e eurove të parave të pista të drogës. Pasi heshti, policia private e Ramës gënjeu shqiptarët për rrethanat.

Balla ishte garanti për hyrjen në shqipëri pa problem të eurove të drogës që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme që vepron në qarkune  Elbasanit.

Janë paratë e drogës ato që kanë zhvlerëusar euron në Shqipëri. Janë lidhjet e pushtetit të Ramës me krimin. Shqiptarët po binden se e vërteta është me PD dhe se me Ramën ky vend nuk ka të ardhme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!