Alibeaj: Cilat janë hapat për shkarkimin e Presidentit

schedule18:38 - 10 Qershor, 2019

schedule 18:38 - 10 Qershor, 2019

Pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Ilir Meta, Partia Socialiste ka nisur proceduarat për shkarkimin e tij. Në fakt, Kushtetuta parashikon që edhe posti i Presidentit ka një proces shkarkimi. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se këtë të hënë se janë gjashtë hapa procedurialë për të shkarkuar një president.

“Hapi i parë mblidhen firma të disa deputetëve. Hapi i dytë çështja kalon në komisionin e ligjeve. Komisioni ka detyrimin të thërrasë Presidentin e Republikës. Do duhet edhe ta dëgjojnë palën në këtë rast. Hapi i tretë, do duhet nëse arrin komisioni i ligjeve në një konkluzion të ngrejë një komision hetimor. Komisioni hetimor do duhet të hetojë faktet, të mbledhë të dhëna dhe në fund të nxjerrë me një konkluzion dhe ai, të propozojë shkarkimin apo jo. Hapi i katërt do duhet që ky propozim të shkojë në seancë plenare, hapi i pestë duhet votuar me 1 të 3 e deputetëve dhe e fundit, çështja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese përsëri”, tha Alibeaj gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin.

Më tej, Alibeaj theksoi dy arsyet pse mund të shkarkohet Presidenti i Republikës.

“Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet pse ja ka qejfi një mazhorance. Mundet vetëm për dy shkaqe, ose kryen një krim ose shkel në mënyrë të rëndë Kushtetutën. Këto janë dy çështje që në analizë të fundit shkojnë te Gjykata Kushtetuese, kur të ekzistojë”, tha ish-deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!