Alibeaj: Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, skemë mafioze e Ramës

schedule13:38 - 9 Korrik, 2018

schedule 13:38 - 9 Korrik, 2018

Opozita ka përsëritur thirrjen drejtuar kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthimin e ligjit për teatrin në Kuvend, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Ministri Pandeli Majko shmangu mediat, të interesuara për mos pjesëmarrjen e tij të enjten, në votimin e ligjit për teatrin.

“Ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit  të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove”.  

Që kjo të ndodhë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, brenda datës 25 Korrik duhet të kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend, si i vetmi institucion në Shqipëri që momentalisht mund ta risjellë atë në fazë diskutimi në komisione. Kjo sepse prej 4 muajsh, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, duke lënë ligjin themeltar pa gardian dhe opozitën pa institucion për të ankimuar ligjet që miratohen në Kuvend. Për këtë thirrjen ua drejton edhe atyre që edhe pse larg karrigeve të deputetëve, demokratët i mbajnë përgjegjës për situatën.

“I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë! Të mos heshtë, njësoj si për drogën! Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë”. 

Kërkesës për kthimin për rishqyrtim të ligjit për teatrin i është bashkuar zyrtarisht edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila mblodhi edhe firmat e qytetarëve për mbështetjen e saj.

I vetmi nga mazhoranca që nuk i dha dritën jeshile për ligjin në fjalë ishte Pandeli Majko, i cili u largua nga salla përpara momentit të votimit, vendim për të cilin mediat pritën ta pyesin jashtë sallës së seancës plenare të së hënës. Për t’u shmangur nga ministri në përfundim të saj përmes daljes nga dera e pasme e godinës parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!