Alhysa akuzon ISHP: Nuk na japin tamponë, na mbyllin telefonin

schedule11:19 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 14 Korrik, 2020

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave në Durrës Zija Alhysa akuzon ISHP-në se nuk i japin tamponë.

Sipas tij rastet janë shtuar ndërsa testimet janë ulur.

Në një intervistë për Abc News ai tha se ky institucion i jep vetëm 15 tamponë në ditë, ndërsa harron se shumë qytetarë duhen ritestuar.

“Rastet janë shtuar, tamptonët janë zvogëluar. Kur kishim raste më pak, më parë na jepnin nga 50-30, tani na japin nga 10 nga 15-20. Edhe ato duke bo llafe t’u u zi. I kërkon të shtojnë tamponat, na mbyllin telefonat. Nuk pyesin. Me 10 tamponë nuk bëhen as ritestimet.”

Sipas tij, me këtë situatë që është tani, duhen të paktën 50 tamponë në ditë. /abcnews.al/