Alexis Sanchez përshëndet Interin: Ika duke lënë 3 trofe, faleminderit Inter

schedule08:10 - 9 Gusht, 2022

schedule 08:10 - 9 Gusht, 2022

Pas deklaratës zyrtare ditën e djeshme nga klubi, Sanchez është larguar duke përshëndetur klubin e Interit për aventurën 3 vjeçare më zikaltërit. Kiliani i ka dërguar një mesazh Interit përmes rrjeteve të tij sociale.

“Këtu lë tre trofe pas 11 vitesh. Faleminderit dhe paçi fat, shihemi së shpejt”, shkruhet në postimin e “Nino Maravilla”, gati për të filluar aventurën e tij të re, e cila me shumë mundësi do të jetë te Marseille./ h.ll/abcnews.al