Alexei Navalny shkëputet nga aparaturat, tashmë mund të ngrihet nga krevati i spitalit

schedule17:37 - 14 Shtator, 2020

schedule 17:37 - 14 Shtator, 2020

Lideri i helmuar i opozitës ruse Alexei Navalny është hequr nga ventilimi dhe tashmë mund të marrë frymë vetë.

Lajmin e bën të ditur spitali i Berlinit ku ai po merr kujdes shëndetësor, ndërsa shtohet se tashmë Navalny mund të çohet nga krevati, shkruan abcnews.al

Spitali në Gjermani e dha lajmin me anë të një postimi në Twitter të hënën. Në këtë postim thuhej se gjendja e tij vijon që të përmirësohet dhe që aktualisht  është “duke iu nënshtruar mobilizimit dhe është në gjendje të largohet nga shtrati i tij për periudha të shkurtra kohore “.

Navalny i humbi ndjenjat gjatë një udhëtimi nga Siberia më 20 gusht, dhe më pas testet treguan se ai u helmua me një agjent nervor.

Më tej, Navalny u transferua në spitalin Charité ku ndodhet aktualisht.

Aleatët e tij thonë se Alexei Navalny u helmua me urdhra të presidentit Vladimir Putin, gjë që Kremlini e ka mohuar. s.b/abcnews.al/