Laboratori Intermedika sjell për herë të parë në vendin tonë diagnostikimin e alergjive përmes biologjisë molekulare. Teknologjia e re do të mundësojë trajtim efektiv dhe të personalizuar për personat që vuajnë nga sëmundjet alergjike.
Alergjitë po kthehen në problem të moshave të reja. Mjekët thonë se vitet e fundit ka një dyfishim të rasteve me këto sëmundje që sipas tyre çojnë deri në invalidizim të pacientit. Për të percaktuar një trajtim më efektiv “Intermedica” sjell diagnostikimin e alergjive përmes biologjisë molekulare duke u kthyer në laboratorin e parë në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që hedh hapin drejt mjekësisë së personalizuar.
Risitë u prezantuan në konferencën shkencore “Alergjitë Molekulare- Era e re e përdorimit të tyre në praktikën klinike dhe zbatimin në alergologjinë shqiptare” një bashkëpunim i laboratorit “Intermedica” me Shoqatën Shqiptare të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë.
Teknologjia e re mundëson përcaktimin e sakte të shkakut të alergjisë përmes ndërhyrjes ne molekulën përgjegjëse, ndryshe nga sa ndodh aktualisht ku diagnoza vendoset duke përdorur ekstrakte të alergeneve ushqimore, poleneve etj./abcnews.al


