Albulena Haxhiu: PDK duhet të reformohet!

schedule21:28 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:28 - 10 Qershor, 2020

VV dhe PDK janë për herë të parë të dyja në opozitë. Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

“PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës. Tash mund të vijë që për ndonjë projektligj apo për ndonjë çështje, edhe do të votohet njësoj, por ajo nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të përbashkët apo ndonjë koordinim me PDK-në, por që mund të jetë qëndrim i njëjtë për një çështje të caktuar”,  tha

Por a bëri gabime Vetëvendosje në mënyrën e menaxhimit të pushtetit?

“Nuk ka subjekt politik që nuk mund të gabojë, edhe Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë gabuar, por në rrethanat aktuale, duhet të ketë të qartë çfarë ka ndodhur. Hashim Thaçit i është dashur një kryeministër, i cili e shtyu përpara projektin e rrezikshëm për shkëmbimin territorial.

Nuk besoj se Vetëvendosje ka bërë ndonjë gabim në situatën aktuale, përkundrazi kemi qeverisur shumë mirë, edhe përkundër pandemisë politike, edhe pandemisë së koronavirusit”, u shpreh Haxhiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!