“Albsig” dëmshpërblen në kohë rekord familjet dhe bizneset e dëmtuara nga tërmeti

schedule20:56 - 26 Shtator, 2019

schedule 20:56 - 26 Shtator, 2019

Tërmeti që tronditi vendin pasditen e të shtunës la pas shumë dëme materiale. Ata që kishin siguruar shtëpitë dhe banesat e kaluan këtë ngjarje më lehtë. Kompania e sigurimit “ALBSIG” dëmshpërbleu në kohe rekord dhe pa burokraci klientët e saj.

Pasojat e tërmetit të datës 21 shtator ishin të paparashikueshme për shumë biznese dhe familje të cilat patën dëme të konsiderueshme në shtëpi apo sipërmarrjen e tyre.

Të përbashkët kishin sigurimin i cili në të tilla raste u vjen në ndihme dhe i dëmshpërblen për pasojat e kësaj ngjarje.

Zgjidhja për ta erdhi në kohë rekord dhe pa burokraci nga Kompania Albsig.

Por si e arriti këtë kompania Albsig, ajo mbështet në burime financiare të mjaftueshme duke qenë pjese e Kastrati Group dhe risiguruesve më të mëdhenj europian.

Në këto ngjarje tepër të rrezikshme për vete jetën, por edhe për pronën, kompania e sigurimeve Albsig largoi shqetësimin nga klientët e saj. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!