Një aleancë ballkanike është e domosdoshme për të mbrojtur Shqipërinë e Kosovën ndaj Serbisë. Kështu ka deklaruar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një takimi që zhvilloi në Tiranë.
Sa herë kalon kufirin midis Kosovës e Shqipërisë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u kujton shqiptarëve se ai nuk është kufiri i tyre por i ish-Jugoslavisë dhe Serbisë. Thelbi i këtyre fjalëve që iu drejtoi të pranishmëve në takimin që zhvilloi në Tiranë, është mbajtja e Kosovës larg Shqipërisë me qëllim për të boshnjizuar Kosovën.
Albin Kurti: “Gati dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas shpallje së pavarësisë formulën “Kosova është Serbi”, Beogradi e ka ndryshuar mme formulën “Kosova do të bëhet Bosnje”. Një shtet i vogël brenda republikës sonë, që do ta kthejë në jo shtet”.
Kritik është kreu i Vetëvendosjes edhe për marrëveshjet që kanë mbetur në letër ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Albin Kurti: “Unë jam i zhgënjyer përsa i përket realizimit të marrëveshjeve midis tyre. Mekanizmat e përbashkët na shpien drejt bashkimit”.
Kosova dhe Shqipëria kanë shumë më tepër arsye edhe se Kroacia për ta kushtëzuar Serbinë në Ballkan, gjë që nuk po e bëjnë thekson Albin Kurti. Është e domosdoshme që të dy shtetet shqiptare të krijojnë një aleancë ballkanike me boshnjakët, kroatët bullgarët por edhe me malazezët e maqeonasit kundër Serbisë.
Albin Kurti: “Shqipëria dhe Kosova mund të vendosin madje dhe për qeveritë në Mal të Zi. Duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe besoj që nuk duhet të lejojmë që këto 6 vende të Ballkanit Perëndimor të mos integrohen sëbashku për njëherë por të depërtojë Serbia atje përpara nesh”.
Duke marrë si krahasim rastin e Greqisë me Maqedoninë, Albin Kurti tha se nuk duhet kurrësesi që Serbia të antarësohet e para në Bashkimin Europian, pasi në të kundërt mund të kushtëzojë integrimin e vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën./abcnews.al