Albin Kurti ka nisur sot vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë.
Ai është pritur me ceremoni nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin do të kenë më pas një takim kokë më kokë, e më pas do të dalin së bashku në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më pas do të ketë takim edhe me zyrtarë të tjerë, ai do të takohet me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha, me kreun e bashkisë së TIranës, Veliaj.
Kjo është vizita e parë e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës./abcnews.al