Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka treguar duke filluar nga sot masat për Covid-19 do të merren vetëm nga ministria e Shëndetësisë.
‘’Shumë prej jush dëshironi të dini se çfarë do të ndërmerret pas 13 prillit. Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar nuk është normale, situata emergjente që është krijuar si rezultat i kësaj pandemie nuk na ka dhënë shumë hapësirë. Ne jemi të përkushtuar që të veprojmë para se të bëhet vonë’’, ka thënë ai.
‘’Këto masa na kanë kushtuar pak. E dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë që deri nesër të shikojmë edhe një herë masën e marrë. Gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin në tërësi, por ka thënë se vendimi duhet të merret vetëm nga ministria e Shëndetësisë dhe jo për të gjithë territorin e Kosovës. Prej sot vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga IKSHPK. Covid është një virus që po vret. Sfida është e madhe, ashtu kur i shtohet edhe fakti se kemi një sistem të shëndetësisë që lë për të dëshriuar. Kemi përballuar sfida të shumta, do të dalim edhe nga kjo sfidë e më të fortë e më të kujdesshëm se kurrë më parë’’, shtoi Kurti.