Albin Kurti në SHBA, Miftaraj: Mesazhet e Blinken për rajonin ishin shumë të rëndësishme

schedule18:19 - 29 Korrik, 2022

schedule 18:19 - 29 Korrik, 2022

Analisti i njohur Ehat Miftaraj, ka komentuar në “Ballkan” në abc të gazetares Linda Karadaku, se si u komentua vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në SHBA.

Miftaraj theksoi se më e rëndësishme se vizita e Kurtit në SHBA mbeten mesazhet që Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken dha për Kosovën dhe rajonin.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zoti Kurti shkoi më në fund në Uashington. Kemi një marrëveshje për energjinë. Si është parë kjo në Kosovë? A do të thotë kjo më në fund se zoti Kurti ka marrëdhënie më pak të diskutueshme me SHBA?

Miftaraj: Fatkeqësisht është spekuluar shumë lidhur me raportet e Kurtit me SHBA-të. Për ne kanë qenë më shumë tema për konsum të brendshëm. Në duhet ta kemi të qartë se SHBA-të kanë një respekt të veçantë për institucionet e Kosovës, dhe kanë gjithmonë raport të mirë me të gjithë ata që vizitojnë zgjedhjet. E rëndësishme janë mesazhet që zoti Kurti mori nga zoti Blinken. Mesazhe të rëndësishme së veçantë janë temat që kanë të bëjnë me politikën në Kosovë, ku Blinken tregoi se sa e rëndësishme është siguria në rajon.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!