Albin Kurti ka marrë një numër rekord votash në zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u fituan nga Vetëvendosja.
Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci ka thënë se Kurti ka marrë 185 mijë vota. Në sistemin elektoral të Kosovës, me lista të hapura, votohet edhe per partinë edhe per individin. Si i tillë Kurti ka marrë 185 mijë pëlqime qytetarësh.
“185k Thyejmë rekorde. Sepse, me ♥️”” ka shkruar Nagavci, në një postim në FB.
Kurti dhe Vjosa Osmani janë takuar pak ditë më parë për të përcakrtuar modulet e qeverisjes në koalicionin VV-LDK, si dy partitë që morën numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit.