Kurti ‘kusht’ tjetër/ Kreu i Kosovës: Heqje sanksionesh para zgjedhjeve

schedule12:25 - 26 Korrik, 2023

schedule 12:25 - 26 Korrik, 2023

Pas mbledhjes se qeverisë, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi se vendi po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Komunat e Veriut, sipas marrëveshjes së dakordësuar në Bratislavë, por Kurti deklaroi se  zgjedhjet nuk mund te mbahen nese nuk ka shtensionin te situates ne terren. Kreu I Qeverise ne Kosoves deklaroi gjithashtu se presin që të ketë heqje të sanskioneve nga Bashkimi Europian  përpara se këto zgjedhjeve të mbahen.

Albin Kurti foli edhe mbi lirimin e serbëve të arrestuar si pasojë e trazirave që ata shkaktuan në veri duke plagosur gazetarë dhe trupa të KFOR-it. Kreu I qeverisë së Kosovës deklaroi se nuk I di rrethanat e lirimit të tyre ndërsa shtoi se është i pakënaqur me punën e Prokurorisë.

Albin Kurti u zu në vështirësi kur u pyet mbi hetimet që po kryehen ndaj 5 ministrave dhe 2 zv ministrave të qeverisë së tij per korrupsion dhe vepra penale,  ndërsa përgjigja e tij ishte se nuk ka informacion mbi këtë çështje.

Pasi u pyet mbi këto hetime Kurti zgjodhi të mbyllte menjëherë konferencën për shyp pavarësisht interesimit të mëtejshëm të gazetarëve mbi çështje të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!