Albert Veliu merret në pyetje për audiopërgjimin

schedule12:34 - 18 Maj, 2018

schedule 12:34 - 18 Maj, 2018

Albert Veliu, 51 vjeçari nga Vlora, i cili një ditë më parë u paraqit nga PD-ja si identiteti i “Bashkëpunëtorit X” në bisedën me Agron Xhafajn, ndodhet që prej orës 10:30 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku po merret në pyetje nga prokurori.

Mësohet se Veliu po shoqërohet nga Ivi Kaso, ekspert ligjor në PD dhe avokati i tij. Mëngjesin e sotëm 51-vjeçari vlonjat, protagonist i kësaj bisede që pretendohet se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm është parë në oborrin e PD-së, duke biseduar me ekspertin ligjor Ivi Kaso.

Burimet bënë të ditur se Albert Veliu është marrë në pyetje edhe dje në Prokurorinë e Tiranës, ku ka një tjetër procedim, të nisur pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafaj disa ditë më parë. Mësohet se Veliu gjatë marrjes në pyetje në prokurori u ka qëndruar të njëjtave deklarata si në intervistën e publikuar dje nga PD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!