Këngëtari i njohur, Albano Carrisi ka rezultar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bë të ditur vetë ai, i cili përmes një shkrimi ironik ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është mirë. Megjithatë, këngëtari nuk do të mund të interpretojë natën e ndërrimit të viteve në “Petruzzelli”.
“Epo virusi i mallkuar Covid më ka goditur deri në atë pikë sa nuk mund të bëj atë që ishte planifikuar: natën e fundit të vitit nga Bari me Panicuçi-n. Kam bërë tre dozat e vaksinës dhe kam ndjekur të gjitha protokollet dhe megjithatë e kam marrë virusin. Jam asimptomatik, kështu që po mos të kisha bërë tamponin nuk do ta kisha ditur kurrë se kisha virus. Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë në fund do të fitojmë, me siguri”, ka shkruar Carrisi./abcnews.al