Alban Xhaferi: Zoti është i madh, Shkodra mori çfarë meriton! Tifozë, kujdes!

schedule17:36 - 17 Korrik, 2021

schedule 17:36 - 17 Korrik, 2021

Vllaznia triumfoi kundër Siroki Brijeg me rezultatin 3-0 dhe u kualifikua në raundin e dytë të Conference League, ku do përballet me AEL Limassol.

Sponsori Alban Xhaferi ka bërë një postim për arritjen e kuqebluve dhe ka një mesazh për incidentin që ndodhi dhe ndërpreu ndeshjen kundër boshnjakëve.

“Zoti asht i madh, i drejtë shikon dhe gjykon.
Dy ditë përpara t’gjithë morën atë që i takon, lojtarët shpërblimin e mundit dhe djersës së tyne, një qytet i tërë gzimin e munguar prej ma shumë se një dekade dhe komplet stafi konfirmimin e vazhdimisisë në rrugën e suksesit.

Kur t’gjith bajn atë që duhet sigurisht meritojn plotësisht t’marrin përgzime dhe hakun që i takon.

Me mirkuptimin tuj, të gjithë tifozave t’mrekullueshëm shkodran, gjithashtu dhe pjeses se sigurise, ju lutem sa ma shumë vigjilencë për t’shmang ato veprime shkaterruese – të një grupi shumë të vogël njerëzish – të cilat janë të papranueshme për UEFAn dhe projektin tonë për një Vllazni t’përhershme  n’kompeticionet Evropiane”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!