Klimë terrori dhe agonie ka krijuar prania e një burri të veshur me të zeza në Evia , i cili ka qarkulluar orët e fundit me një sëpatë në dorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Eretrisë, ndërsa kjo skenë ka sjellë panik tek banorët e zonë dhe frikë ndaj një sulmi të mundshëm.
Banorët kanë lajmëruar Policinë. Më herët u raportua se një burrë me pothuajse të njëjtat karakteristika po ecte duke mbajtur një sëpatë. Burri i panjohur është në kërkim nga autoritetet, ndërsa disa banorë kanë mundur të fotografojnë burrin misterioz.
“Mund të jetë i pastrehë, mund të mos ketë letra, por mund të jetë edhe i rrezikshëm ”, tha një banor i Eretrisë.
“Duhet të lajmërojmë policinë për çdo rast ”, shtoi ai. /abcnews.al/