Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm për ushqimin e bebeve ‘HiPP’/ Helm miu në kavanoza, AKU: Deri tani asnjë rast në Shqipëri

schedule11:54 - 20 Prill, 2026

schedule 11:54 - 20 Prill, 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se aktualisht  nuk ka njoftim nga autoritetet europiane për praninë e ushqimit për fëmijë HiPP të kontaminuar në Shqipëri.

Në kavanozat prej 190 gr me karrota dhe patate të HiPP të shpërndara në Austri sipas mediave nderkombetare  u gjet helm për minj dhe produkti u tërhoq nga më shumë se 1 mijë  supermarkete për shkak të frikës për sigurinë.

Pas  kësaj ngjarje ABC News pyeti pranë Autoritetit  Kombëtar të   Ushqimit   zyrtarët e të cilit thanë se sistemi i njoftimit të shpejtë  për ushqimin  dhe  ushqimin për kafshë  nuk ka sinjalizuar për të njejtën seri te produktit  në  vendin tonë.



Vetë kompania  Hipp  ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia se kavanozët   mund të ishin  manipuluar  dhe se  substanca te  ishte futur në to. Ajo keshilloi  klientët të mos konsumonin përmbajtjen e kavanozëve të blerë nga Spar Austria.

Policia austriake tha se kavanozët e prekur kishin një shirit me rreth të kuq në fund,  kapakët ishin të dëmtuar , iu mungonte vula e sigurisë dhe mbanin erë të  pazakontë. Analizat laboratorike sipas medias nderkombetare   zbuluan prani  të  lëndës toksike dhe në  kavanoza të ngjashëm të sekuestruar nga policia në Çeki dhe Sllovaki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!