Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Kievin dhe pjesën më të madhe të Ukrainës, sipas zyrtarëve, shkruan skynews.
“Alarmi për sulm ajror është dëgjuar në të gjithë në rajonin e Kievit,” tha Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit.
Kjo vjen pas raportimeve mëngjësin e sotëm për sulme me dronë në kryeqytet, të cilat zyrtarët ukrainas thanë se goditën infrastrukturën kritike.
Lexo edhe: Forcat ruse nuk ndalen, godasin infrastrukturën kritike në Kiev
Edhe pse autoritetet ushtarake ukrainase kanë deklaruar se Rusia e ka tejkaluar prej kohësh kapacitetin e saj të sulmeve raketore, duke përdorur rezervat, forcat ruse vazhdojnë sulmet.
Ditën e djeshme sulmet raketore, por veçanërisht edhe ato të dronëve iranianë kanë goditur qytetin e Dnipropetrovsk dhe kryeqytetin Kiev. Objektivi kryesor është infrastruktura kritike e vendit, veçanërisht ajo elektrike.
/abcnews.al