Alarm për bombë në spitalin Covid të Selanikut

schedule17:25 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 17:25 - 1 Dhjetor, 2020

Një alarm për bombë është raportuar në një spital në Selanik të Greqisë. Mediat greke bëjnë të ditur se alarmi u ngrit pas një telefonate kërcënuese për një bombë në Spitalin Papageorgiou.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën hetimin përkatës me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese).

Sipas informacionit, thirrja telefonike u bë në numrin 166 dhe një person i paidentifikuar deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit në detyrë, në klinikën Covid-19 të Papageorgiou. g.v/abcnews.al