Alarm për bombë në gjykatën e Tiranës, blindohet SPAK dhe GJKKO

schedule11:43 - 8 Nëntor, 2022

schedule 11:43 - 8 Nëntor, 2022

Një telefonatë anonime ka lajmëruar vendosjen e një bombë në gjykatën e Apelit në Tiranë, por pa bërë me dije specifikisht se ku.

Burime për ABC bëjnë me dije se policia është duke bërë kontrolle të imtësishme në të gjitha godinat e gjykatave.

Ndërkohë forca të shumta policie kë dhe në GJKKO dhe në SPAK.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!