Alarm për bombë në Aeroportin e Frankfurtit, evakuohen qindra pasagjerë

schedule22:17 - 16 Janar, 2021

schedule 22:17 - 16 Janar, 2021

Qindra njerëz u evakuuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit në Gjermani ndërsa policia e armatosur reagonte ndaj ‘raporteve rreth një alarmi për bombë.”

Terminali 1 i aeroportit u evakuua mbrëmjen e së shtunës pas zbulimit të një valixheje të braktisur e cila rezultoi e padëmshme.

Në pamjet e publikuara shihen oficerë të armatosur që rrethonin një të dyshuar ndërsa të gjithë udhëtarët shihen duke qëndruar jashtë aeroportit. Edhe stacioni rajonal i trenit u mbyll gjithashtu.

Në një postim në Twitter, aeroporti i Frankfurtit njoftoi: “Për shkak të një operacioni policor, pjesë të Terminalit 1, stacioni rajonal i trenit dhe kalimi në stacionin e trenit në distancë të gjatë janë aktualisht të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit.”

Lidhur me ngjarjen janë vënë dy persona në pranga. s.b/abcnews.al/