Alarm në Maqedoni, sot 10 viktima dhe 428 të infektuar me Covid-19, javës tjetër masa të forta

schedule16:36 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:36 - 18 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni raportoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1853 testime të realizuara, 428 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërkohë që 10 pacientë humbën jetën.

Të infektuarit; Shkup-200, Kumanovë-16, Dibër-2, Shtip-9, Prilep-29, Tetovë-30, Strugë-2, Veles-6, Manastir-14, Ohër-4, Kavadarc-17, Gostivar-5, Gjevgjeli-15, Strumicë-11, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-4, Kratovë-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-11, Resnjë-10 dhe Negotinë-5.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit regjistroi 128 pacientë të shëruar; Shkup-57, Kumanovë-11, Shtip-6, Prilep-8, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-2, Manastir-2, Ohër-2, Gostivar-2, Strumicë-7, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-8, Vallandovë-1 dhe Kërçovë-5.

10 viktimat janë; Shkup-2, Prilep-2, Tetovë-2, Shturgë-1,Kunanovë-1, Strumicë-1 dhe Kriva Pallankë-1.

Përballë kësaj situate qeveria e Maqedonisë është vendosur në lëvizje. Komisioni për Sëmundjet Infektive, për shkak të trendit në rritje të numrit të pacientëve, propozoi masa dhe kufizime të reja të tilla si shkurtimi i orëve të punës dhe masa të reja për transportin publik.

Nga e hëna, Kuvendi do të votojë për masat e propozuara deri më tani, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse edhe jashtë./ db/Abcnews.al