Akuzohet se dhunoi partneren, ylli i Bayern rrezikon 5 vite burg

schedule11:56 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:56 - 16 Tetor, 2020

Jerome Boateng do të dalë para gjykatës më datë 10 dhjetor. Mbrojtësi i Bayern Munich akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij, Sherin Senler, për sulm të rëndë. E gjitha ndodh pas provave të plagëve që pretendohet se futbollisti ia ka shkaktuar Senler.

Boateng, nisur nga akuza që rëndon mbi të mund të dënohet deri në pesë vite burg, por “Bild” në Gjermani raporton se ai do t’ia hedhë me një gjobë të rëndë. Qendërmbrojtësi e ka mohuar gjithmonë ta kenë dhunuar Sherin.

Gjithsesi një video ka zbuluar edhe atë që ka ndodhur në vitin 2018, kur çifti ndodhej me pushime. Raportohet se Boateng ka hedhur në drejtim të Sherin një mbajtëse qirinjsh prej qelqi, duke e dëmtuar atë. /abcnews.al