Akuzohet për shpërdorim detyre/ Seanca për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, ja kërkesat e Dakos

schedule14:54 - 26 Janar, 2024

schedule 14:54 - 26 Janar, 2024

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.

Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes dhe nëse kjo kërkese nuk pranohet, nëpërmjet avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.

Gazetari Ermal Vija tha për “ABC News”, se Dako në seancën e së premtes deklaroi se leja për pallatin për të cilin ai akuzohet ishte vendim kolegjial, ndërsa për tenderin për zhvillimin e vijës bregdetare deklaroi se projekti ështe në zyrat e bashkisë dhe kërkoi nga SPAK që te vijoje verifikohet.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!