Akuzohej se kishte goditur të dashurin, gjendet e vdekur prezantuesja angleze

schedule07:38 / 16/02/2020

Një prezantuese e famshme radioje dhe televizioni në Angli është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Londrën lindore. 40- vjeçarja, Caroline Flack ishte tërhequr nga prezantimi pasi akuzohej se kishte goditur të dashurin i cili është tenisti, Lewis Burton.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së 40-vjeçares, por mësohet se më 5 mars kishte seancën e radhës gjyqësore.

Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për lajmin.

schedule07:38 / 16/02/2020