Akuzat se “kreu marrëdhënie dhe e filmoi të miturën” nuk e ndalin, Gjiko befason me lëvizjen e fundit 

schedule11:50 - 16 Prill, 2022

schedule 11:50 - 16 Prill, 2022

Ditët e fundit, reperi i njohur, Gjiko ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

LEXO EDHE: Gjiko kreu marrëdhënie dhe e filmoi, zbardhet dëshmia e të miturës: Ishin tërësisht të zhveshur

Mirëpo, duket se këto akuza nuk e kanë ndalur atë të vazhdojë karrierën muzikore.

Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Gjiko ka paralajmëruar projektin e ri. Madje ka publikuar edhe një pjesë të videoklipit, duke bërë të ditur se ka lidhje me tematikën e gjakmarrjes.

“17.04.2022 ora 14:00. Gjoni”, ka shkruar ai, krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Kujtojmë që kënga e fundit e Gjikos ishte në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B, me titullin “Ça bone?”./abcnews.al